.

Njihuni me historinë dhe personazhet e telenovelës së re turke që do nis në ekranet shqiptare


Serialit “Rrahje zemre” i erdhi fundi. “TV Klan” bën të ditur se nga dita e nesërme atë do ta zëvendësojë seriali më i ri “Dashuri bardhë e zi” i cili po transmetohet aktualisht edhe në Turqi.


Ky serial ka protagonistë kryesorë dy aktorët shumë të njohur turq Ibrahim Çelikkol i cili do të luajë rolin e “Ferhat” dhe aktorja Birce Akalay që do të luajë rolin e “Asli”.


Asli është një doktoreshë e re dhe e bukur e cila i është dedikuar profesionit për të shpëtuar jetët e pacientëve. Ajo madje sakrifikon edhe veten dhe mendon se mund t’i ndryshojë jetët njerëzve me dashuri dhe përkushtim.


Asli jeton me vëllain e saj Xhem i cili punon si oficer policie. Pas vdekjes së prindërve të tyre, Xhem është bërë kryetari i familjes dhe kujdeset për motrën e tij, Aslin.
Nga ana tjetër Ferhat është një djalë i ri, zemër ftohtë që punon si vrasës me pagesë. Pas vdekjes së babait, ai shpërngulet në Stamboll së bashku me mamanë, vëllain dhe motrën. Ai fillon punon me xhaxhain e tij Namik duke bërë punë të pista.


Fati i përplas Aslin dhe Ferhatin krejt rastësisht. Ferhati qëllon një person që e tradhtoi, por do që ai të flasë dhe thërret doktoreshë Aslin ta shërojë. Ajo nuk e di se ka të bëjë me kriminelë dhe mundohet të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar. Pasi e kupton që diçka nuk shkon, Asli arratiset. Ferhat e kap dhe i jep shansin të jetojë, por vetëm me një kusht…/Xing.al