.

Motrat Hadid verbojnë me veshjen e tyre, Gigi feston ditëlindjen


Modelja e famshme Gigi Hadid ka festuar ditëlindjen, duke zgjedhur një veshje ‘verbuese’ për këtë rast. Gigi ishte veshur këtë të hënë me një fustan gold ‘metalik’, ndërsa motra e saj Bella ka shkëlqyer gjithashtu me një fustani leopard.


Muajin e kaluar Gigi njoftoi për ndarjen e saj me yllin e muzikës pop Zayn Malik. Por kjo ndarje ishte deri diku miqësore dhe Gigi Hadid nuk e lejoi veten që të mërzitet; përkundrazi ajo organizoi një festë në Nju Jork për ditëlindjen e saj të 23-të.


Bukuroshja dukej e mahnitshme si gjithmonë me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, ndërsa shoqërohej nga motra e saj Bella. Vajzat gjatë gjithë kohës u shfaqën të qeshura dhe të lumtura përkrah njëra-tjetrës.Përktheu, hapur.al