.

Klaudia Pepa pushime me balerinin e famshëm (FOTO)

Edhe pse balerina e famshme shqiptare Klaudia Pepa aktualisht po vijon karrierën e saj në Itali, ajo nuk i harron miqtë.

Sa herë vjen në Shqipëri, përveç familjes personi i parë që ajo takon është balerini i njohur Graciano Tagani.

Disa ditë më parë ajo u kthye në Shqipëri ku nëpërmjet fotove në profilin e saj në ‘Instagram’ tregoi se po kalonte pushime të këndshme.

Por qëndrimi i balerinës në vendin e saj ishte i shkurtër, pasi Klaudia ka ikur përsëri në Itali, ku po kalon disa ditë të tjera pushimi. Ajo shfaqet në foto e video krah Gracianos, i cili është miku i saj më i mirë.

Në postimet e balerinit shohim se ata të dy janë argëtuar mjaft në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë mirë së bashku.