.

Harrojeni këmishën 1 mijë dollarë, ja çmimi i xhaketës së Alketa Vejsiut


Një javë më parë këmisha rozë e moderatores së njohur Alketa Vejsiu u komentua shumë për shkak të çmimit, 1100 dollarë. Madje u bë edhe krahasimi me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, e cila ka patur një këmishë të tillë.


Ndërkohë mbrëmjen e djeshme “Në kurthin e Piter”, Alketa u shfaq sërish e veshur me rozë, por këtë herë me një xhaketë-fustan që e bënte të dukej si gjithmonë në super formë.


Mirëpo me këtë xhaketë moderatorja nuk ka harxhuar aq shumë sa me këmishën. Faqja “ëhattheyëearin” bën të ditur se çmimi i kësaj xhakete është vetëm 60 euro./Panorama Plus