.

A ka kryer ndërhyrje estetike? Motra i publikon Almedës foton e fëmijërisë. Kjo vërteton gjithçka

Vendosja e saj në rolin e prezantueses në spektaklin e kërcimit “Dancing ëith the stars” bëri që media t’i kushtonte më shumë vëmendje Almeda Abazit.
Ajo filloi të komentohej për pamjen e jashtme, por edhe për jetën e saj private dhe marrëdhënien me aktorin turk.
Mediat turke ishin ato që fillimisht publikuan disa foto të Almedës të moshës 15 vjeçare duke e përfshirë bukuroshen në listën e personave që kishin kryer ndërhyrje estetike.
megjithatë modelja reagoi vetë pas këtyre thashethemeve duke i hedhur poshtë këto aludime.Pas saj ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan, i cili në një intervistë për mediat turke tha: “Ka bërë dy ndërhyrje në hundë por nuk ka bërë asgjë tjetër. Por habitem me faktin sesi mund të bëhen çështje dite fotot e moshës 15-vjeçare”.

Së fundmi ka qenë motra e Almedës, Ilda Abazi, e cila ka publikuar në ‘Instastorie’-n e saj një foto të vjetër ku shfaqet krah motrës, Almedës dhe mamasë së tyre. Mes të trejeve vërehet një ngjashmëri e madhe dhe bukuroshja Almeda duket se ka mbetur po e njëjta, me ëmbëlsinë dhe bukurinë që e karakterizon.