.

Tradita mbretërore, ditën e dasmës Meghan Markle do zgjedh një nga bizhuteritë e Lady Dianës

Meghan Markle do të vendos bizhuteritë e Princeshës Diana gjatë ceremonisë së dasmës së saj më 19 maj me Princin Harry. Kjo duket se është një formë tradite fatsjellëse që duhet respektuar nga nusja e ardhshme.

Na ndan vetëm pak nga dasma mbretërore dhe përgatitijet tashmë janë drejt fundit. Duke besuar në traditat e vjetra, nusja e re duhet të vendos ditën e dasmës diçka të vjetër, një gjë të re, një bizhu blu, dhe diçka të marrë hua, të gjitha këto me qëllim që të sjellin fat për çiftin që do martohet.

Dhe nisur nga kjo, sipas ekspertëve, nuk do ishte e çuditshme nëse ditën e dasmës Megan ta shohim me një bizhu të Lady Dianës. Por nisur edhe nga fakti që Princ Harry ka qenë shumë i lidhur me të ëmën kjo do ta nderonte kujtimin e saj ditën e dasmës.

Edhe unaza e fejesës që Harry zgjodhi për Meghan mban dy diamante nga koleksioni i Dianës. Ekspertja Katie Nicholl ka hipotezuar se: ‘’Harry bëri të pamundurën që Diana të mos harrohej ditën e fejesës.Për këtë mendoj se edhe ditën e dasmës Diana do të jetë pranë tyre në ndonjë mënyrë,’’ tha Nicholl.

Ndërsa Grant Harrold, ish maxhordomi i familjes mbretërore tha se Meghan mund të vendos ditën e dasmës kurorën e Dianës, të njëjtën që ajo ka vendosur kur është martuar vetë. Përktheu, hapur.al