.

Përlot botën me historinë e saj, Amelia 7 vjeçare me kancer në këmbë, nuk heq dorë nga ëndrra për baletin

Amelia, një vajzë 7 vjeçare që ëndërron të bëhet balerinë është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit në këmbë. Vogëlushja i është nënshtruar një operacioni në këmbën e majtë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Por mrekullia më e madhe është fakti se kjo vogëlushe edhe pas kësaj sëmundje nuk ka hequr dorë nga baleti. Ajo ka habitur edhe mjekët pasi është rikuperuar shumë shpejt nga këmba dhe dëshiron të kërcejë sërish.
‘Amelia Eldred mendoi se ëndrrat e saj për të qenë një balerinë kishin mbaruar kur ajo u diagnostikua me një osteosarkomë (kancer në eshtra) në këmbën e majtë. Ajo iu nënshtrua tre seancave pesë-javore të kemoterapisë rraskapitëse, pastaj operacionit për të hequr një pjesë të gjymtyrës së prekur,’’ thanë mjekët.
Ndërsa e ëma tregon se përveç baletit, hobi i Amelias ishte noti, atletika, shëtitjet me biçikletë, dhe vajza i ka premtuar vetes dhe së ëmës që pavarësisht problemit me këmbën nuk do të heq dorë nga këto pasione të saj. Mbi të gjitha ajo është zotuar se një ditë do të kërcejë edhe në skenë.


Operacioni për të hequr tumorin u krye në Spitalin Ortopedik Mbretëror duke përdorur një procedurë të rrallë të quajtur rotacionplast ku në këmbën e Amelisë u vendos një protezë.
Nëna e saj, Michelle Eldred, nga Tamëorth, Staffordshire, tha: ‘Amelia tani ka filluar një cikël tjetër të kimioterapisë, plus trajtimin ditor në klinikë deri në fund të vitit. Pas operacionit të saj ajo po shërohet shumë shpejt dhe është e mahnitshme edhe për mjekët se me sa shpejtësi vajza po e lëviz këmbën,” tha nëna.
Prindërit tregojnë se njerëzit i pyesin se si e përballojnë këtë situatë, ndërsa thonë se Amelia është treguar kaq e fortë edhe pse e vogël në moshë. ‘’Amelia, ka qenë kaq pozitive në gjithë këtë situatë dhe kaq trime. Pak para operacionit të saj ajo e tundi këmbën dhe tha ‘bye, bye tumor, ti humbe, tani!’

“Unë besoj se Amelia do të ndjek ëndrrat e saj. Ajo është shumë e vendosur dhe të gjithë ata që e njohin atë dhe e kanë takuar në Spitalin e Fëmijëve Ortopedik dhe Birmingham janë të mahnitur nga guximi dhe pozitiviteti i saj,’’ tha më tej e ëma.
Pas operacionit të saj, një nga infermieret e dëgjoi atë duke i thënë një fëmije tjetër: ‘’Mos ki frikë, nuk ka asgjë se ne jemi ndryshe.’’
Shumë njerëz dhe kisha e vendit ku jeton Amelia janë bashkuar për të mbledhur kontribute monetare në mënyrë që ta ndihmojnë vajzën të përballojë shpenzimet e tjera të kurimit pas operacionit. Ndaj kushdo që dëshiron të bëjë një donacion mund të kontaktojë në këtë adresë; www.justgiving.com/crowdfunding/amelia-fund. Përktheu, hapur.al