.

Vrau Mario Majollarin/ Kastriot Gjuzi rrëfehet. Ja ku isha ditën që ndodhi vrasja

Kastriot Gjuzi, i cili është arrestuar për vrasjen e Mario Majollarit, ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur për këtë të parë për ditën që ndodhi ngjarja.

Në një kohë kur sot pritet të jepet masa e sigurisë për të, Gjuzi ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me ngjarjen. Policia dyshon për Gjuzin se pak minuta para ngjarjes makina e tij është filmuar pranë vendit ku ndodhi krimi, pranë zonës së Kinostudios.

Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë por unë shkoj sepse aty kam vjehrrën tim dhe shkoj shpesh. Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpinë dhe kur erdhi policia unë kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dhe shkova te komshia. U largova direkt në Kosovë, më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë.”, tha ai, përcjell “Balkanweb”.