.

Shpërthimi eksploziv në Fier/ Pamje nga momenti kur shoferi nxirret nga makina (Video)

Një shpërthim ekzploziv në një makinë tip ‘Bezn’ ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetetin e Fierit.

Në momentin e shpërthimit në makinë ndodhej pronari i mjetit Ervin Mema, 38-vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar, por është plagosur rëndë.

Në një video nga vendngjarja shihet momenti kur i plagosur nxirret nga makina e shkatërruar dhe transportohet për në spital.