.

Raporti DASH/ Paloka me deklaratë të fortë: Zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar, drejtësi e kapur. Asnjë reagim!

Pas publikimit të Raportit të DASH ditën  e djeshme, ku thuhej se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në çdo degë të qeverisë.

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me anë të një statusi në facebook, shkruan se nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë gjë nga asnjë zyrtar i qeverisë.

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone, per Raportin e Departamentit te Shtetit , kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!”, shkruan Paloka ndër të tjera në Facebook.

Postimi i plotë:

Asnje reagim nga Rama per raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit!

Asnje reagim nga asnje prej ministrave!

Asnje reagim nga asnje prej funksionareve te “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analisteve” te paguar nga Rama

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit , kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!

Sigurisht kete here nuk dalin dot as te lexojne fjali te shkeputura e te thone me paturpesi ( sic kane bere ne fakt here tjeter) se raporti eshte pozitiv per qeverine…

Zgjedhje te blera

Qeveri e korruptuar ne cdo dege

Drejtesi dhe media te kapura e te shantazhuara

Tani ju mbetet vetem te dalin e te thone qe Departamenti i Shtetit nuk perfaqson Departamentin e Shtetit…