.

Lajmi i Fundit/ Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi, policia zbardh detajet e para

Një fabrikë riciklimi mbetjesh është përfshirë nga një zjarr i madh. Ngjarja ka ndodhur në Mëzes të Tiranës.

Ende nuk dihen detaje nga kjo ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar,  në një magazinë ka rënë zjarr. 

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.