.

Vdekja e DJ të njohur Avicii/ Zbardhen detaje të reja rreth sëmundjes me të cilën përballej

DJ Avicii ka vdekur në moshën 28 vjeçare ditën e premte pasi trupi i tij ishte gjetur në Muscat të Omanit.

Vëllai i suedezit, David Bergling raportohet se ka udhëtuar për në Muscat për të zbuluar më shumë detaje për vdekjen e tij dhe shkakun i cili nuk është zbuluar ende.

Muzikanti ishte parë vetëm disa ditë para vdekjes derisa kishte pozuar së bashku me fansat në resortin luksoz Muscat Hills.

Tim Bergling, i njohur si Avicii, hoqi dorë nga turi nëpër botë më 2016 për shkak të betejës me shëndetin, pasi vuante nga imflamimi i pankreasit dhe i ishte dashur ta hiqte fshikëzën e tëmthit  më 2014.

Në të kaluarën, DJ luftoi me varësinë dhe u hospitalizua dy herë për çështjet që lidhen me alkoolin.

Ai u gjet i vdekur më 20 prill në dhomën e tij të hotelit.

Asnjë detaj tjëtër lidhur me vdekjen e tij nuk është publikuar.

Policia në Oman dhe media shtetërore nuk kanë dhënë raporte për vdekjen e artistit.

Avicii fitonte 250 mijë dollarë për natë dhe sipas Forbes, ishte një nga DJ më të paguar në botë./ express