.

U shpëtuan nga ushtria/ Ja si ngecën në Malin e Tomorrit 5 djemtë nga Tirana

Për disa orë me rradhë pesë djem nga Tirana janë bllokuar në Malin e Tomorrit këtë pasdite.

Është dashur ndërhyrja e ushtrisë për ti shpëtuar të rinjtë , të cilët ishin nisur për ekskursion.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, 5 personat kërkuan ndihmë për ndërhyrje nga ajri.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë e cila ka pësuar defekt dhe kanë mbetur në majën e Malit të Tomorrit ku ka borë.

Njoftimi:

Helikopteri i Forcave te Armatosura arriti te shpetoje personat e ngecur ne malin e Tomorrit.

Shtetasit e bllokuar, te gjithe meshkuj, po leviznin me nje mjet, i cili pesoi defekt shume larg qendrave te banuara, dhe rrezikonin te kalonin naten ne qiell te hapur.

Shtetasit e evakuuar u transportuan me helikopter dhe u ulen ne Bazen Ajrore te Farkes ne Tirane, ne gjendje te mire shendetesore.