.

U arratis nga burgu kur Tahiri ishte ministër, ja përballja pas kuintave e Stresit me Saimir Tahirin


Moderatori i Zonë e Lirë, Arjan Çani i kërkoi falje reperit të njohur që e la të priste aq shumë dje, pasi plot 2 orë të mira ai intervistoi ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas tij do të futej Stresi, për të diskutuar për daljen nga burgu dhe klipin e ri që ai ka nxjerrë. Teksa Stresi priste pas kuintave të dilte në emision, Tahiri i pyetur nga Çani për Stresin tha që “nuk jam në dijeni për mënyrën sesi është arratisur nga rajoni i policisë”.
Ngjarja ndodhi në kohën kur Tahiri ishte ministër. “Më erdhi keq u arratis se supozohet që njerëzit rrinë atje”, tha Tahiri.
Stresi më tej në intervistën e tij u shpreh se i vinte keq për Tahirin për pozicionin që ndodhej, por se mendonte njësoj si Berisha. “Mua më vjen keq për këdo që përfundon prapa hekurave sepse i kam provuar vetë, por nëse Berisha e shan, e shaj edhe unë, ai e di më mirë nga të gjithë ne”, u shpreh Stresi.
Ja edhe video e përshëndetjes së tyre në korridoret e televizionit ku ishin ftuar:

https://www.instagram.com/p/Bhz6UgvBgLy/?taken-by=stresi