.

Ronela tregon kur e ka përjetuar dhimbjen më të madhe dhe kërkon mendimin e fansave për… (Foto)

Ky muaj e ka gjetur të angazhuar këngëtaren e njohur Ronela Hajati e cila ka qenë duke punuar për projektin muzikor të cilin do e bëj publik së shpejti.
Kënga “Maje men”, mund të publikohet ditën e dielë, megjithatë Ronela ka kërkuar edhe mendimin e fansave.

Në videoklip ajo do të shfaqet me një pamje shumë të veçantë, ku Hajati na i ka treguar përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja është e veshur me një fustan në ngjyrë lejla dhe me brirë të mëdha mbi kokë. Për këto të fundit, Ronela u ka kërkuar ndjekësve të mos flasin, sepse ishin diçka që i kishte sjellë shumë dhimbje.

“Nëse ndonjëherë kam ndjerë një dhimbje të vërtetë në jetën time, ishte nga këto brirët … prandaj ju lutem mos flisni më për këtë … ende më dhemb koka …. p.s Po të dielën? Si thoni? Ta nxjerr videon të dielën?- ka shkruar Ronela, duke marrë menjëherë komente nga fansat që po presin me padurim projektin e ri.