.

‘O Zot na ruaj nga injorantët’, Boci komenton deklaratën e Ramës

Për deputetin e PD, Luciano Boci, deklarata e Ramës se sot numri i nxënësve në arsimin profesional është 5-fishuar në krahasim me 4 vjet më parë, është pompozitet. “O Zot na ruaj nga injorantët se nga të mençurit ruhemi vetë!!!”, shkruan ndër të tjera ai.

POSTIMI I PLOTE
INJORANCA BRILANTE E NJË KRYEMINISTRI
Dje Rama me pompozitet, që është poza e injorantit, deklaroi se vetëm “4 vite më parë, në Arsimin profesional kishte 3 mijë nxënës.
Ndërsa sot (2018) janë 19 mijë. Është pesëfishuar numri”.
Duket goxha arritje, mgjt diçka nuk përputhet!!!!
Sidomos kur e thotë kapoja i qeverisë.
Por çka deklaruar kapoja i qeverisë për Arsimin profesional, në 1 nëntor 2016, në një takim me ndërkombëtarët?
Lexojeni vetë:
“Për vitin 2015, në sistemin e arsimit e formimit profesional që ishte një vit boom, ishin 17728 nxënës që ndoqën shkollat profesionale.
Këtë vit (2016) kemi 27 mijë e disa qindra që janë regjistruar në shkollat profesionale”.
Mirë që rren hapur shqiptarët, rren ndërkombëtarët, po ky rren me dashje dhe veten.
Burimi është vëtë Kryeministria!!!!
https://kryeministria.al/…/sfida-jone-arsimi-profesional-nj…
Po INSTATI i kapos dora vetë, çfarë thotë?
Tabela poshtë tregon qartë se
-Në 2013-2014, momentin kur mori qeverinë Rama ishin të regjistruar
22.721 nxënës.
-Në 2015-2016 numri bashkë me regjistrimet e reja shkoi 21.424 nxënës. Rënie në raport me 2013.
-Në 2016-2017 numri i të regjistruarve ishte vetëm 10.981 nxënës.
Një rënie spektakolare.
Ky jo vetëm nuk di po as nuk lexon.
Ku e gjeti 3.000 nxënës në 2013 kur statistikat e japin saktë shifrën 22.741 nxënës?!!!
Po 27.000 në 2016 kush ja tha këtij derdimeni të ekonomisë?!!!!
Po numri 19.000 nxënës i 2018, qenka me i madh se numri 27.000 nxënës që i deklaroi vetë ky veshgjati në 2016?!!!
Sa i mirë është në aritmetikë K/M-ja!?
Po numri 19.000 nxënës të 2018 na qenka 5-fishi i 22.721 nxënës të 2013?!!!! Kështu thotë ky.
O Zot na ruaj nga injorantët se nga të mençurit ruhemi vetë!!!