.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut shprehet optimist: Ja ç’do të ndodhë në Maqedoni nga muaji maj

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Luksemburg, Zhan Aselborn.
Ky i fundit u shpreh pas përfundimit të takimit se nga maji do të ndodhin shumë gjëra pozitive në Maqedoni.Ministri i Luksemburgut u shpreh optimist për raportin ku thuhej se viti 2018 do të jetë vit i rëndësishëm për këtë shtet.

“Besoj se tri pika janë të rëndësishme. E para është se nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në shtetin tuaj. Qeveria ka bëra përpjekje të mëdha. Jam i kënaqur edhe pse opozita u kthye në Kuvendin e Maqedonisë. E dyta mendoj se Greqia dhe Maqedonia asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jam optimist që pas publikimit të Raportit se viti 2018 do të jetë vit i rëndësishëm për shtetin tuaj”, ka thënë Aselborn.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov gjatë takimit me Aselborn ka njoftuar këtë të fundit me zhvillimet politike në Maqedoni dhe procesin e negocimit për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi.