.

Iu gjetën 310 kg kanabis në një fshat të Fierit, kush ishin 3 vlonjatët që ranë në prangat e policisë(Emrat)

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e disa shtetasve të cilët dyshohet se posedonin 310 kilogramë kanabis të gjetura në fshatin Kraps.
Policia e Fierit bën me dije se ditën e sotme janë vënë në pranga shtetasit: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.

“Në lidhje me informacionin datë 20.04.2018 ku në fshatin Kraps u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në vijim të punës hetimore të kryer nga Sepecialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.