.

Gruaja nga Tirana rreh ish-burrin, ai bën denoncim në polici


Një burrë i është drejtuar Policisë së Tiranës për urdhër mbrojtje, pasi pretendon se dhunohet nga ish gruaja.“Më datë 20.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin S.LL, vjeç 41, pasi ish bashkëshortja, D.H, vjeç 37, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij”, njofton Policia.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.