.

Fier/ Hidhet në erë makina bashkë me shoferin brenda

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’29 nëntori’, ku një sasi tritoli e vendosur në një ‘Benz’ ka shpëthyer, teksa brenda në makinë ndodhej edhe shoferi.

Shoferi është dërguar menjëherë në spital.

Në vendngjarje, mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia që ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.