.

Doris Pack e ashpër ndaj Ramës: Jo të gjithë shiten e blihen si ti. Turp!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, tani kryetare e gruas në PPE ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në drejtim të Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.
Në një postim në Twitter, Pack e ka quajtur deklaratën e Ramës një histori mashtruese e fabrikuar nga vetë kryeministri. Në reagimin e saj, ajo është shprehur se jo të gjithë janë në kategorië e RamëS, të cilët mund të shiten apo blihen, ndërsa shton se është turp edhe për mediat të cilat shpërndajnë shpifjet e kryeminsitrit.
“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.
Po sot kreyetari i PD-së, Lulzim Basha dënoi ashpër sulmet që sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, në drejtim të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.