.

Vuani nga migrena?/ Zbulohet metoda e re për trajtim, shpëtimi për 8.5 mln persona që vuajnë nga dhimbja e kokës

Pas 20 vitesh kërkime është gjetur një kurë e re për trajtimin e migrenës. Ky trajtim i ri mund të përgjysmojë numrin e personave që kanë sulme nga migrena, të cilët kanë provuar më parë të gjitha mënyrat për lehtësimin e dhimbjeve.

Studimi i fundit është fokusuar te ata pacientë të cilët ishin më të vështirë për tu trajtuar pasi kishin provuar më parë më shumë se katër lloje të ndryshme trajtimesh mjekësore për të kontrolluar dhimbjet e tyre.

Vitin e kaluar një studim i madh klinik tregoi se përdorimi i një antitrupi të quajtur ‘erenumab’ nëpërmjet injeksioneve ka lehtësuar dhimbjen e kokës nga migrena.

Antitrupi ‘erenumab’ që merret përmes injeksioneve punon duke synuar bllokimin e një molekule që sinjalizon dhimbjen e kokës. Kjo molekulë quhet peptid i lidhur me gjenin kalcinoni.

Suksesi i antitrupit ‘erenumab’, që është një nga terapitë e para të dizajnuara për të trajtuar migrenat, mund të jetë shpëtimi për 8.5 milionë persona që vuajnë nga migrena në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen.

Personat që morëm nën studim u konsideruan si më të vështirët për tu trajtuar, ndërkohë që studimi ynë doli në përfundimin se antitrupi ‘erenumab’ përgjysmon numrin e krizave të migrenës në muaj në më shumë se 50%. Ky përgjysmim mund të përmirësojë cilësinë e jetës së një personi që vuan nga migrena”, është shprehur doktor Uëe Reuter, i Charite-University.

Përderisa këto të dhëna përforcojnë më tej efikasitetin dhe sigurinë e antitrupit ‘erenumabi’ dhe  thekson gjithashtu nevojën e qartë të paplotësimit që ekziston për trajtimin profilaklik të shënjestruar të migrenës, ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtë me organet përkatëse rregullatore për ta vënë erenumabin në dispozicion të atyre që kanë nevojë për të sa më shpejt që të jetë e mundur , jo vetëm në Britani“, është shprehur zyrtari kryesor shkencor në universitetin britanik ‘Novartis’, Dr. Mark Toms.