.

Rama shkurton administratën, ja kush është ministria që i hoqi më shumë punonjës

Një nga vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është edhe rishpërndarja e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes qëndrore për vitin 2018. Kështu, sipas VKM-së të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, reduktohet me 92 veta, kurse numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta. E njëjta gjë do ndodh edhe në ministri e institucione të tjera. Të gjithë punonjësit që janë hequr nga ministritë apo institucionet e tjera si më poshtë, qeveria ka vendosur t’i dërgojë te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të cilës i janë shtuar 182 persona.
Vendimi Qeverisë
RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
1. Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.
2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146.

3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997.
4. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 681.
5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018, reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726.
6. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970.
7. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971.
8. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035.
9. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 003.
10. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262.
11. Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25.

12. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.
13. Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018, reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34.
14. Numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155.
15. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46.
16. Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21.
17. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55.
18. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.
19. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.