.

Ditën e ditëlindjes ‘merr dhuratën’ më të tmerrshme të jetës, 21 vjeçarja sulmohet me acid në fytyrë…

Një vajzë 21 vjeçare, modele, ka rënë pre e një sulmi tragjik ndërsa ishte duke festuar ditëlindjen e saj. Ajo ishte në makinë me kushëririn e saj kur një bandit rruge, iu është afruar dhe iu ka hedhur acid në fytyrë. Vajza pothuaj është shpërfytyruar dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve të cilët do të mundohen ti rimodelojnë fytyrën.

Të dy të rinjtë kushërinj Resham Khan 21 vjeç dhe Jameel Muhktar 37 vjeç, pësuan djegie të rënda dhe ishin gati të bënin vetëvrasësje kur panë fyturat e tyre të djegura. Sulmi ndodhi në Londër, qershorin e kaluar, ndërkohë që po vijon gjyqi për agresorin John Tomlin, i cili është duke pritur dënimin në Gjykatën Snaresbrook Croën pasi u deklarua fajtor; me akuzën për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor.

Një video e publikuar tregoi para gjykatës John Tomlin i cili shihej duke e ndjekur pas makinën ku ata ishin ulur dhe përmes dritares ka hedhur acidin, pjesa më e madhe e të cilit ka rënë mbi vajzën 21 vjeçare, Resham.

Në gjykatë u tha se acidi i përdorur ishte aq i fortë sa kishte shkrirë ndenjëset e makinës dhe kishte depërtuar edhe nën rrobat e viktimave.

Vajza Resham Khan u përball me shumë guxim me Tomlin në gjykatë duke treguar për ankthin që kishte përjetuar.

“Fytyra ime nuk ishtë më e imja. Kam përjetuar një ankth të madh dhe kam menduar edhe vetëvrasjen,’ tha vajza.

Edhe kushëriri i saj Jameel gjithashtu shpjegoi për tmerrin që kishte përjetuar, aq sa për ditë me radhë nuk ka dashur të dalë nga shtëpia pasi i ishte kthyer në fobi fakti se mund ta sulmonin sërish.

Nga ana tjetër avokati i Tomlin, Rajinder Gill tha se ai kërkon falje për “dhimbjen dhe vuajtjen” që ai i shkaktoi vajzës dhe kushëririt të saj.

Të dy palët kishin nevojë për grafi të lëkurës pas sulmit dhe lëndimeve që morën, pasi ishin aq të rënda sa i çoi në koma. Ndërkohë vajza Resham, e cila studion në Universitetin Metropolitan të Manchesterit, iu nënshtrua tri grafive të lëkurës dhe nga sulmi nuk mund ta mbyll më syrin e saj të djathtë.

Në një letër të shkruar ndërsa ishte në spital, ajo tha: “Planet e mia janë shkatërruar; dhimbja ime është e padurueshme dhe po e shkruaj këtë letër në spital ndërsa po pres që fytyra ime të shërohet edhe pse e di që nuk do të jetë më e njëjta,’’ tha vajza.

Ndërkohë autori Tomlin është në pritje të vendimit të gjykatës për dënimin e tij, që pritet të jetë me 16 vjet heqje lirie. Përktheu, hapur.al