.

Alarm në 16 vende, kjo lloj sallate jeshile është e infektuar me baktere të rrezikshme

Autoritetet e Kontrollit të Ushqimeve kanë dhënë alaramin se një lloj sallate jeshile e kultivuar në SHBA rezulton e infektuar me bakterin E. coli. Deri tani flitet për 50 persona të infektuar në 16 shtete, ndërkohë që zyrtarët po përpiqen të përmbajnë skandalin. Bëhet fjalë për disa shtete në SHBA, dhe për një lloj sallate jeshile, që prodhohet në Arizona të SHBA-ve. Kështua shkruan faqja britanike ‘Dailymail’.

Momentalisht Shtete si Idaho dhe Pennsylvania kanë raportuar numrin më të madh të rasteve të prekura me 10 dhe 12 respektivisht.
Edhe pse skandali ka shpërthyer në disa shtete të Amërikës, duhet marrë parasysh fakti që kjo sallatë mund të importohet gjithandej në vende të ndryshme të botës, ndaj duhet bërë kujdes se çfarë duhet të blejmë dhe të konsmojmë. Zakonisht ajo shpërndahet e tregtuar në formë të prerë dhe e paketuar në qese plastike.


“Para se të blini sallatë në një dyqan ushqimesh ose të hani në një restorant, ju si konsumatorëtduhet të konfirmoni se nuk është sallatë e prodhuar nga rajoni i Yuma, Arizona, SHBA”, thuhet në deklaratën e CDC, bën të ditur Daily Mail. ‘Nëse nuk mund ta konfirmoni se ku është prodhuar kjo lloj sallate, mos e blini apo ta hani atë.’


Bakteret E. coli zakonisht gjenden në ushqime të tilla si mishi i papjekur ose perimet e papërpunuara, dhe që janë kontaminuar me fekale. Gjithashtu mund të transmetohet nga një person në tjetër, nëse personi bartës, nuk tregon kujdes me higjienën dhe përgatit ushqimin me duar të pista.


Simptomat kur infektohesh nga kjo lloj bakterie, përfshijnë diarre të përgjakshme, dhimbje stomaku të rënda dhe të vjella, që shfaqen zakonisht 3-4 ditë pas marrjes së baktereve të dëmshme. Megjithatë, në 5 deri në 10 për qind të rasteve infektimi mund të çojë edhe në një lloj dështimi të veshkave të quajtur në gjuhën mjekësore si ‘sindromi hemolitik uremik’.


Mjekët thonë këto ndërlikime janë më të zakonshme për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe ata me sistem imunitar të dobët. Përhapja e këtij infektimi të sallatës u raportua në 16 shtete, duke rezultuar në total me 58 hospitalizime dhe një vdekje. Përktheu, hapur.al