.

Reforma në Drejtësi/ Ndreu: Paralajmërim për politikanët që kanë kusure për të larë, ata kanë arsye të tremben

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, deputeti socialist, Pjerin Ndreu vijon akuzat kundër opozitës se po tenton të pengojë Reformën në Drejtësi.

Gjithashtu Ndreu u shpreh se kjo reform është një paralajëmrim për politikën dhe se të gjithë ata politikanë që kanë kusure për të larë duhet të kenë arsye për tu trembur.

Ndreu:Kush e pengon dhe kush e shpengon këtë proces? Ka qenë PS që e ka vu në program. Në të gjithë proceset që nga hartimi dhe miratimi kemi qenë gjithmonë pro, pro, pro. Kemi ardh në harmoni në mbështetjen ndaj reformës, me ekspert të SHBA-ve dhe me të BE. Ne në çdo hap që kemi marrë nuk kemi bërë gjë në mendjen tonë. Ajo që ka qenë gjithmonë në kahun tjetër ka qenë opozita. Kanë arritur deri atje sa kanë anatemuar dhe zyrtarë të BE-së me epitete që përdoren mes shqiptarësh. Kam dëgjuar histori të çuditshme. Një thoshte që BE është e implikuar me Edi Ramën. Një tjetër thoshte pyesni qytetarët e Francës dhe Belgjikës se çfarë mendojnë për shqiptarët. Ka disa kakofoni shprehjesh të opozitës që është çorientuar fare nga ky akt. Nuk kanë një qëndrim të unifikuar. Ka një shpresë që është reforma në drejtësi. Është paralajmërim edhe për politikën pastaj jo vetëm për drejtësinë. Politikanët që kanë kusure për të larë kanë arsye për t’u trembur”.