.

Rama tha është rritur nën hijen time, ja si përgjigjet Tahiri

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e Hapur’, ish-ministri Tahiri foli rreth deklaratave të Ramës për fjalën e Tahirit ditën e sotme jashtë Kuvendit.

Rama tha “është rritur nën hijen time”, ndërkohë në përgjigje të kësaj Tahiri tha se ka punuar me Ramën dhe se e ka privilegj.

ja si pergjigjet Tahiri

Cili është imprsioni që keni nga reagimi i mediave sot dhe interpretimin e tyre për praninë tuaj në Kuvend?

“Ju deformoni. S’bëj mesazhe të koduara, i çoj drejtëpërdrejtë. Ajo është një shprehje dhe vetëm kaq. Kjo përpjekja për ti veshur nuanca si të koduara është e tepërt. Kur të kem nevojë të çoj mesazh e di sh mirë si do ta bëj, ky nuk është mesazhi. Nuk kam asnjë koment për deklaratën e Ramës. Unë kam punuar me të dhe nuk kam arsye ta mohoj. Nëse kjo quhet në hijen time apo rrezen e diellit është tjetër gjë. Unë se mohoj dhe kam pasur privilegjin të punoj. Nuk kam frikë nga arrestimi, kam frikë nga gënjeshtrat”