.

Njihuni me historinë e vajzës së ‘mbuluar’ me nishane, dikur ajo donte të vriste veten, por sot…

  

Lorena Bolanos, 24 vjeç, nga Meksika, e ka gjithë trupin e saj të mbushur me nishane, përfshirë dhe një njollë të madhe të zezë në anën e majtë të trupit të saj. Kur ishtë më e vogël ajo ishte bërë objekt tallje nga bashkëmoshatarët e saj, te cilët e quanin atë ‘dalmate’. Gjithmonë është ndier e turpëruar që të ekspozonte trupin e saj në publik, duke veshur përherë bluza me mëngë të gjata dhe me shalle (pavarësisht nga klima e nxehtë).
Neglizhenca e vazhdueshme e çoi Lorenën në një depresion të thellë gjatë vitit të parë të universitetit. Shumë herë ka qarë madje ka arritur deri aty sa të mendonte vetvrasjen nga bullizmi në shkollë. Por tani që është rritur e sheh ndryshe pamjen e saj, duke e konsideruar si të veçantë.


Lorena madje ka pozuar hapur për një projekt që mbron diversitetin, të titulluar; ‘Underneath We Are Women’. Ajo ka ndarë madje postime në Instagramin e saj duke u ndjerë krenare për trupin. “Kur isha fëmijë i vogël, nuk ishte problem. Nëna ime gjithnjë thoshte: “Ti je një fëmijë i shëndetshëm dhe mos u shqetëso për këtë”. Por kur fillova shkollën, kjo gjë u bë vërtet e tmerrshme. Isha kaq në siklet. Fëmijët i ngulnin sytë tek unë dhe ata filluan të më thërrisnin” dalmat “, fjalë që ishte aq lënduese dhe mizore. Më bëri të ndihesha aq keq për veten time. Unë kthehesha në shtëpi nga shkolla dhe qaja me nënën time. Kur isha adoleshente, nuk kisha lidhje me djem. Në shkollën e mesme isha me fat që kisha një grup miqsh vërtetë mbështetës, por më pas gjithçka ndryshoi,’’ tregon ajo.


Një ditë në telefonin tim më vjen një sms, nga një djalë i shkollës sime dhe më thotë:” Pse nuk e vret veten ti?”,por unë thjesht e injorova atë dhe shumë komentues të tjerë që kishin neveri nga pamja ime. Me guxim dola para pasqyrës dhe i thashë vetes time që je shumë e bukur dhe me shenjat në trup. Dhë kështu hodha në instagram foto me rroba banje. Për gjithë jetën time isha mbuluar sepse kisha turp, por tani vendosa ti tregoja botës historinë time dhe shenjat e mia në trup.’’

Për çudinë e saj pati shumë mbështetës, të rinj dhe nëna që i shkruanin se fëmijët e tyre ishin inspiruar nga ajo dhe tani nuk kishin më turp. Madje tani ajo ka marrë shumë oferta për të pozuar për projekte dhe revista të ndryshme. Përktheu, hapur.al