.

Kursyen lekë duke jetuar me prindërit, çifti 23 vjeçar blejnë shtëpinë e tyre


Jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit rrallë ndodh që dy të rinj në moshën 23 vjeçare, kur sapo janë diplomuar, të arrijnë të blejnë një shtëpi të tyren. Por strategjia që kanë ndjekur Beth Sharpe, 24 vjeç nga Newbury dhe partneri i saj Ed Rawcliffe, 23 vjeç, e ka thyer këtë paradigmë.


Ata kanë mundur të blejnë një shtëpi pak kohë pas diplomimit dhe këtë e arritën duke jetuar në shtëpinë e prindërve dhe duke mos paguar qera. Kjo metodë madje i ka ndihmuar të rinjtë që edhe të mos heqin dorë nga pushimet apo jeta e natës.


Çifti planifikoi të qëndronte për dy vjet me nënën e vajzës, dhe pas vetëm 12 muajsh ata kishin arritur të kursesnin £ 13,500. Këto para ata i bashkuan me një ndihmë që i dha babai i djalit prej 10,000 paundësh, dhe paguan kështu një pjesë të mirë të shtëpisë së re. Çifti punoi gjatë viteve të shkollës në sektorin e shitjes dhe hoqën para mënjanë.
‘Sigurisht që ne nuk donim të ktheheshim te shtëpia e prindërve, por ndonjëherë duhen bërë disa sakrifica. Ne jepnim një kuotë mujore në shtëpi, ndonjëherë mami im na bërrtiste për pastrimin, por ne i jemi mirënjohës që ajo na lejoi të qëndrojmë me të deri sa blemë shtëpinë,’tregon Beti.


Por ata nuk janë të vetmit që kanë ndjekur këtë metodë për të blerë shtëpinë e tyre të parë, pasi shumë çifte të tjerë po kthehen pas shkollës te prinddërit e tyre, pikërisht për të mbledhur para dhe për të krijuar një depozitë. Ata qëndrojnë 2 deri në 5 vjet te prindërit deri sa arrijnë të blejnë shtëpinë e tyre. Përktheu, hapur.al