.

Historia e 30 vjeçarit/Nuk i ka të dyja këmbët, por kjo nuk e pengon të kërkojë dashurinë e jetës


Kur ishte 3 vjeç ai i humbi të dyja këmbët. Sot është 30 vjeç dhe nuk i është shuar buzëqeshja nga fytyra dhe dashuria për jetën, madje kërkon që të gjejë edhe dashurinë e jetës së tij, dhe pse jo të martohet e të krijojë familje.


Rowdy Burton, 30 vjeç, nga Alabama, lindi me një çrregullim të rrallë të shtyllës kurrizore të njohur si ‘Agenesis Sacral’. Deri kuri ishte 3 vjeç, ai mundi ti kishte të dyja këmbët, por më vonë për shkak të sëmundjes mjekët u detyruan t’ia hiqnin. Kur u rrit e ndjeu diversitetin me nxënësit e shkollës, dhe ra pre e ngacmimeve të shumta, por të gjitha mundi ti përballonte me forcë dhe guxim.


Ndonëse në karrige me rrota ai tani luan tenis dhe ndjek aktivitete të tjera. Ndërsa foli për historinë e jetës së tij për Barcroft TV, ai tha me optimizëm: “Gjithmonë kam parë anën dhe fundin pozitiv të çdo situate. Unë mendoj se ka gjithmonë një rreze dielli dhe një shkëlqim për gjithçka.’


Sëmundja e tij e lindur që në gjuhën mjekësore quhet ‘Agenesis Sacral’, është shumë e rrallë dhe prek një në 25,000 lindje në SHBA. ‘Njerëzit më kanë pyetur gjithmonë; sa të vështirë ta kanë bërë jetën këmbët. Por unë iu kam thënë se nuk mund të përgjigjem, me të vërtetë, sepse nuk i kam pasur pothuajse kurrë këmbët. Unë kam lindur me këtë sëmundje, për të cilën mësova , kur u bëra një i rritur. Unë gjithmonë e shikoja veten si një djalë pa këmbë,’ tha djali.
Më tej ai shtoi se tani ai vetë dhe ata që e njohin janë mësuar me këtë situatë dhe nuk iu bën përshytpje. ‘Tani ndihem mirë. Shumë nga miqtë e mi që më njohin prej vitesh më thonë se kanë harruar që nuk kam këmbë. Kjo është shumë e këndshme për ta dëgjuar,’’ tha më tej Burton.


Por pavarësisht se nuk i ka munguar dashuria e familjes dhe e miqve të tij, ai thotë më siguri se mungesa e këmbëve e ka privuar të ketë një të dashur; dhe nëse arrin ta gjejë dashurinë, kjo do ta kompletonte jetën e tij. “Unë nuk kam një të dashur tani.

E kuptoj që është e vështirë të qëndrosh pranë një njeriu në situatën që jam unë. Megjithatë unë mund të kem fëmijë nëse dua, edhe pse kjo gjë i habit disa njerëz,’ tha ai. Më tej djaloshi tregon se pavarësisht se nuk i ka këmbët, kjo nuk e ka ndaluar të bëjë gjëra që ka dashur; ai ka shkuar në shkollë; ka shoqëri, luan sporte të ndryshme; nget makinën etj; dhe thotë se është i apasionuar pas astronautikës. ‘Unë dua të shkoj në hapësirë para se të vdes,’’ tha 30 vjeçari. Përktheu, hapur.al