.

(Video) Deklaratat e tij, mesazhe të koduara për Ramën?/ Tahiri: Kur të kem, di si ta bëj!

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e Hapur’, ish-ministri Tahiri u pyet nga gazetarja Vasili nëse deklaratat e tij ditën e sotme janë mesazhe të koduara për kryeministrin Rama.

Ish-ministri tha se nuk çon mesazhe të koduara, por kur ka i çon në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Cili është impresioni që keni nga reagimi i mediave sot dhe interpretimin e tyre për praninë tuaj në Kuvend?
Ju deformoni. S’bëj mesazhe të koduara, i çoj drejtpërdrejtë.

E keni fjalën që ne po deformojmë, nuk ishte mesazh i koduar?
Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt skam nevojë për kode.

Unë nuk besoj që autorësinë e fjalorit të gjuhës shqipe mund ta mbajë një nga ne. Është një shprehje dhe vetëm kaq. Përpjekja jo vetëm e juaj për t’i dhënë nuanca mistike është e tepruar.

Po thoni që nuk keni mesazh për askënd?
Kur ta kem di si ta bëj. S’kam nevojë për mesazhe të koduara.

Pra edhe mund ta keni?
Unë tu përgjigja. Ky nuk ishte rasti.