.

Deklaratat e Doshit dhe Tahirit/ Analisti: Janë të tensionuar, ka informacione se do fillojnë hetime ndaj politikanëve

Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth deklaratave të deputetit Tom Doshi dhe ish-ministrit, Sajmir Tahiri, analisti Ervis Iljazaj bëri me dije se do ketë shumë shpejt hetime ndaj politikanëve.

Lidhur me shpalljen non-grata të Tom Doshit, Iljazaj tha se atë që s’po bën drejtësia shqiptare, po e bën Amerika.

Deklarata e Doshit dhe Tahirit më bind që do ketë hetime të rëndësishme ndaj politikanëve. Ndaj kujt se di. Pse bëhen këto. Ndihen në ajër, ka informacione se këto hetime do të fillojnë. Çdo person që ndihet i rrezikuar mundohet të përdorë çdo mjet për të shpëtuar. Edhe me këto mjete. Si e shoh ndalimin e Tom Doshit nga SHBA? Atë që nuk po e bën drejtësia shqiptare me këto mënyra po e bën Amerika me shpalljen non grata”, tha Iljazaj.