.

Debate në ‘Studio e Hapur’/ Ngjela-Shehit: Nuk dënon prokurori, është e gjitha e Saliut. Janë të korruptuar!

Deputeti demokrat Dashamir Shehi dhe avokati njohur, Spartak Ngjela janë përfshirë në një debat në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Gjatë fjalës së tij në emision, Ngjela tha se prokurori në Shqipëri nuk të dënon dhe bëri me dije se të gjithë prokurorë e gjyqtarë janë të korruptuar.

Debatet:

Shehi: “Cilin ligj u kemi ndaluar ne këtyre që nuk e votuan? Ato 7 ligjet e drejtësisë deshëm që të bëheshin në të njëjtën mënyrë siç u bë kushtetuta. Këto s’qenë dakort dhe i bënë vetë. Këto thonë s’na lenë me punu, po kush nuk i le me punu këta? Këto kanë të gjithë kohën, njerëzit, të gjithë paratë i kanë për të punu

Ngjela: “Zoti Shehi kë një defekt. Nuk të dënon prokurori. Është e gjitha e Saliut

Shehi:Çfarë Saliu thua ti?”

Ngjela:Mua më trego ti eee? Sejfullahut i thua? Mu më tregon se kush janë gjyqtarë aty? Të gjithë janë të korruptuar. Nuk dënon prokurori. Keni parë ndonjë kryeministër që ka marrë drejtësinë dhe thotë e mora. Jeni bashkë zotëri, po ju jep juve kartën që të thoni e mori. O Dash ai e bën qejfin e vet. Të gjithë nga ajo vrimë do kalojnë, që të tërë dhe kryesorja është që ka më shumë se 1 shekull se nuk i bihet kurrë o djathtas o majtas. I bihet njëherë pushtetit. Ka marrë fund ai problem”.