.

Dashamir Shehi akuza Ramës: Përzuri armiqtë që kishte miq, ortakët e tij politikë përfunduan në presidencë!

Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili po diskutohet se kush do të bëhet ‘kurban’ për negociatat, deputeti demokrat, Dashamir Shehi u përgjigj ndaj deputetit socialist, Pjerin Ndreu, i cili tha se opozita po bën gjithçka për të penguar Reformën në Drejtësi.

Shehi:Edi Rama armik tjetër përveç zullumeve të veta, s’ka asnjë tjetër. Të gjithë kanë pasur një lloj ekuilibri në parlament, mund të mungonin 2 vota, ky ka qenë më rehat nga të gjithë. Ky sajon armiq sepse nuk bën asgjë. E duke mos bërë asgjë tjetër përveçse vjedh paratë e shqiptarëve, sigurisht që ky mërzitet, s’ka me çfarë justifikohet e thotë drejtësia s’po na le me punu. Ja tashi e ka marrë drejtësinë, që nga kryeprokurorja, të cilën vetë ky e ka vu, ne se donim. Nuk më shqetëso fare kjo situatë, sepse këto me vjedhjet dhe zullumët që kanë bërë, këto do ta paguajnë të parët, kjo mazhorancë që është sot. Nëqoftëse ka mes nesh, le ta paguajnë edhe ata, kush ka bërë zullume të paguajë. Turbulencat se nuk po e lënë për të punuar opozita, drejtësia e ku di unë çfarë tjetër janë një teatër i kotë. Ky njeri ka 5 vite që drejton Shqipërinë, u anku 4 vite me rradhë që nuk e le e kaluara. Tani përzuri disa armiq që i kishte miq dhe i kishte kaq shumë miq sa ortakët e tij përfunduan deri në presidencë”.