.

A do ketë arrestime?/ Iljazaj: Ja çfarë pret BE, politikës shqiptare po i ikën drejtësia nga duart!

Analisiti Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili foli edhe rreth pritshëmrive të BE-së lidhur me arrestimet apo hetimet që pritet të nisin.

Gjithashtu Iljazaj tha se procesi i Reformës në Drejtësi ka tensionuar politikën shqiptare, pasi sipas tij po ju ikën drejtësia nga duart.

Iljazaj: “E vetmja arsye pse KE dha rekomandimin pa kushte për hapjen e negociatave me BE është Reforma në Drejtësi. Me gjithë kritikat, gjykoj që është e vetmja arsye pse ne kemi marrë rekomëndimin.

Ndreu: “Nuk është kjo e vetmja arsye. Sado që qeveria shqiptare ka kusure, as mazhorancës as opozitës nuk mund t’jo mohosh kontributin. Nuk ka kuptim kjo tani.”

Iljazaj: “Fakti që ju e aprovuat me 140 vota, për mua është e dyshimtë. Nuk ka asnjë parlament në botë që miraton një reform me unanimitet të plotë. Vetëm ky fakt mua më bën që të dyshoj. Procesi Vettingut përshëndetet fort te raporti. A do ketë arrestime apo hetime? Unë them që po, BE pret rezultate konkrete dhe me rezultate konkrete nënkupton hetimin e zyrtarëve të lartë ose pushtetarëve të lartë. Ndihet tensioni i politikë shqiptare, se po ju ikën drejtësia nga duart. Politika shqiptare po tensionohet”

Ndreu: “Tensionohen ata që kanë kusure”

Iljazaj: “Vettingu në politikë nuk mund të bëhet. Interesat që amerikanët kanë në Shqipëri, nuk mund tja lënë në dorë një politike të pabesueshme, apo gjykatësi të korruptuar. Nuk mund ti bësh Vetting një personi që e ka zgjedhur populli. Teknikisht nuk mund të bëhet”.