.

Vdes Barbara Bush, bashkëshortja e Presidentit të 41 dhe nëna e Presidentit të 43 të SHBA/ Ja nga çfarë vuante

Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikane dhe nëna e fortë dhe besnike e një presidenti tjetër ka ndërruar jetë këtë të martë në mbrëmje në shtëpinë e saj në Houson, në moshën 92 vjeçe .

Sipas njoftimit nga zyra e bashkëshortit të saj, ish-Presidentit amerikan George Bush , pas konsultimeve me familjen dhe doktorët e saj zonja Bush kishte vendosur të mos merrte trajtim mjekësor, por vetëm të pushonte dhe qetësohej.

Fillimisht Barbara Bush u shtrua në spital me pneumoni në dhjetor të 2013, ndërkohë më pas bëri një operacion për një ulçerë dhe katër muaj më vonë, një operacion në zemër.

Jim McGrain, zëdhënësi i familjes, e njoftoi vdekjen e saj me anë të të nje deklarate të postuar ën Twitter.

Bushët  festuan përvjetorin e 73 të martesës së tyre në janar, që i bëri ata çiftin më jetëgjatë në historinë e presidentëve.

Si bashkëshortja e Presidentit të 41 të SHBA dhe nëna e Presidentit të 43, George W. Bush, zonja Busha ishte gruaja e dytë në historinë e Amerikës që pari një djalë që pasoi babanë e tij në Shtëpinë e Bardhë.  (E para ishte Abigail Adams,  bashkëshortja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.)


Array
(
    [ids] => 40160,40159,40158,40157,40156,40155,40154
    [src] => Array
        (
        )

)