.

Spiropali-Alibeajt: Keni bërë partinë copa-copa, keqardhje për këtë opozitë!

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali në mbyllje të emisionit ‘Studio e Hapur’ me gazetaren, Eni Vasili këshilloi deputetin demokrat Alibeaj që ti thojë liderit Basha që të mbledhë partinë dhe të vijnë në parlament me ide dhe vision.

Spiropali: “Z. Alibeaj ju them ta këshilloni liderin e opozitës, ti mblidhni ata njerëz që keni, se i keni lënë disa të mençur jashtë parlamentit, mblidheni partinë se e keni bërë copa-copa, krijoni vision dhe ide dhe ejani në parlament. Jeni katandisur si mos më keq. Ndej keqëardhje për këtë opozitë”