.

Doganat/ Spiropali: Ju kishit një çetë banditësh me 4 tropojanë drejtora, ne e kthyem në institucion modern!

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, gjatë përplasjes me deputetin demokrat, Enkeled Alibeaj i cili e kritikoi për drejtimin e saj në Drejtorinë e Doganave, ju kthye këtij të fundit duke i kujtuar gjendjene doganave në kohën kur qeveriste PD-ja dhe transferimin e doganave në kohën e qeverisjes Rama.

Spiropali: “Qesharake kjo që bëni se faktet për qeverisjen e doganave në kohën tuaj dhe kohën tonë janë aty. Ju e kishit një çetë banditësh me 4 tropojanë zëvendës drejtora që ishin të klanit të kryeministrit dhe klanin e SHIKUT në krye, ndërsa ne e kthyem në një institucion modern”.