.

Deklarata e fortë e Alibeaj në ‘Studio e Hapur’: Emëroi Ulsiu shoqen e vet prokurore, pa ligj, me 69 vota, pa vetting!

Në një përplasje LIVE në ‘Studio e Hapur’, deputeti socialist, Ulsi Manja tha se nga Reforma në Drejtësi dhe Vettingu u ka hyrë lepuri në bark të gjithë atyre që kanë mizën nën kësulë.

Ndërkohë në përgjigje të kësaj deklaratë të Manjës, deputeti demokrat, Alibeaj tha se është normale që të ndodhë një gjë e tillë përderisa u emërua shoqja e Ulsi Manjës prokurore e përgjithshme.

Manja: “Nuk ka korrupsion vetëm në drejtësi, ka edhe në politikë, në administratë. Ndaj vendi ka shkuar në këtë derexhe ku jemi. Vetëm në Shqipëri ka ndodhur që rrijnë 22 vjet process gjyqësor për të marrë pronën. Këdo që abuzon me ligjin dhe fut duart në xhepat e shqiptarëve i madh apo i vogël qoftë do duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe quhet zyrtar i korruptuar i këtij shteti, për këtë e bëmë Reformën në Drejtësi dhe e nisëm pikërisht nga drejtësia. Si mendojnë europianët për rolin e Prokurorisë? Europianët do mendojnë si ne, sepse reforma në sistemin e drejtësisë penale është e tillë. Nga data 1 gusht 2017 çdo prokuror i këtij vendi ka të drejtën të fillojë hetimet kryesisht ose me kallzim ndaj çdo zyrtari të këtij shteti. Çfarë po bëhet me çështjen Tahiri thotë kolegu Alibeaj.  Sepse Tahiri është kolegu jonë, është deputet sot që flasim. Nuk është etike që pa pasur hetim zyrtar të prokurorisë të etiketojmë njerëzit. Nëse kam mëkate dhe kam shkel ligjet e vendit, do përgjigjem si gjithë qytetarët shqiptarë. Je gati ta dorëzosh Lulzim Bashën para drejtësisë?Mblidhen një grup njerëzish që zot fali se sdinë ça bëjnë, mbushin xhepat me miell e vezë e mbledhin gjithë këpucat e çizmet. Nga Reforma në Drejtësi dhe Vettingu u ka hyrë lepuri në bark të gjithë atyre që kanë mizën nën kësulë.”

Alibeaj: “Sigurisht që të emërojë Ulsiu shoqen e vet Prokurore të Përgjithshme, normal, pa ligj, me 69 vota, pa vetting.Këtë s’kërkojnë europianët që ndodhë”