.

Aktori i njohur martohet për herë të tretë, kush është e dashura 33 vite më e re

Pas dy divorceve, aktori i njohur i filmit “Pretty ëoman”, Richard Gere ka vendosur të ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e tij.

Aktori i famshëm i “Hollyëood”-it është duke planifikuar martesën me të dashurën e tij spanjolle, Alejandra Silva, muajin që vjen.Lajmi është bërë i ditur në Gazetën spanjolle ABC e cila ishte e para që zbuloi lidhjen e aktorit me bukuroshen 35-vjeçare.
Ndër të tjera bën të ditur se dasma do të bëhet në Uashington më 5 maj dhe do të jetë një ceremoni shumë private ku do të marrin pjesë vetëm njerëz të afërt.
Kujtojmë që 68-vjeçari është martuar edhe dy herë të tjera, njëherë me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe pasi është ndarë është martuar më vonë me aktoren Carey Loëell nga viti 2002 deri në vitin 2013, nga kjo martesë ka lindur edhe djali i tij Homer i cili është 18-vjeç.

Por sipas mediave ndërkombëtare, edhe për Alejandrën kjo nuk do të jetë martesa e parë pasi ajo ka mbyllur një marrëdhënie me ish-bashkëshortin e saj Govind Fridland nga e cila ka lindur një djalë.