.

“Po ta lësh Bashën s’bën fare zgjedhje”/ Patozi: Ja kush është problemi më i rëndë që ka lidershipi PD

“Po ta lësh Lulzim Bashën nuk bën fare zgjedhje”, kështu u shpreh ish-deputeti Patozi teksa ishte i ftuar në ‘Studio e Hapur’ për të folur rreth krizës brenda Partisë Demokratike.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja u shpreh se as ish-kryeministri Berisha nuk duhej të ishte brenda PD-së.

Patozi: “Po ta lesh Lulzim Bashën, nuk bën fare zgjedhje, bën vetëm komandime, ashtu sikurse bëri një komandim në Durrës para një jave. Kush është problemi më i rëndë që ka lidershipi i Bashës? Kush është tendenca e shoqërisë shqiptare sot. Do të ketë një klasë politike tjetër, jo të korruptuar etjr etjr.”

Lubonja: “Dua ti kujtoj diçka zotit Patozi. Vetë ka qenë kreu i grupit parlamentar. I gjithë grupi kontestator ndaj Bashës mua më konstatojnë ish-ministra. Nëqoftëse do të mendojmë pozitivisht për Bashën, në mungesë të revolucionit sistemi mund ti pranonte, por këta njerëzi duhet të ishin aty për kontrbues, por jo në poste ministrash. Mendoj edhe që Berisha nuk duhet të ishte aty, duhej të ishte i larguar. Kush është i vjetër, kush ka autoritet, ky duhet të rrijë, kështu mendojmë ne”