.

Patozi në ‘Studio e Hapur’: Po tentohet t’i serviret publikut një pseudoreflektim i PD-së që nuk ekziston!

Mbrëmjen e sotme në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili po diskutohet rreth krizës së krijuar në Partinë Demokratike.

I ftuar në studio, ish-deputeti demokrat, i pyetur nga gazetarja Vasili nëse është njohur me statutin e ri të partisë, Astrit Patozi tha se problemi i PD-së nuk janë statutet, por fakti se statuti i ri nuk jep përgjigje për asnjë nga pyetjet që janë shtruar.

Patozi:Nuk hy te njerëzit që duhen pyetur shumë për statutin. Problemi i PD-së nuk është statute. Statuti mbetet në kujtesë vetëm kur shkelet. Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij, ku nuk bën dot as sikur. Ajo që unë pashë nga leximi i përciptë që i kam bërë statutit pashë që nuk kishte asgjë të re. Sanksionet ndaj atyre që dilnin kundër vijës partisë ishin shumë të forta. Po tentohet ti serviret publikut një pseudoreflektim i PD-së që nuk ekziston. Statuti i ri që pritet të miratohet nuk i jep përgjigje pytejes nëse e jep apo jo dorëheqjen kryetari në një humbje tjetër? Kush është përgjegjësi i humbjes së zgjedhjeve paraardhëse? A do jetë mandati i kryetarit 2-vjeçar?”

Vasili:Çfarë keni dashur të thoni me shprehjen, ‘nuk mund ta presim Lulzim Bashën edhe 3 vite që të na gënjejë sërish edhe kur e pyesim sa është ora’?”

Patozi: “Në rast se ky statut, do ishte statute më demokratik dhe më i miri, prap se prap do duhej të prisnim Bashën nëse do e zbatonte apo jo pas 3 vitesh pa asnjë garanci. Sepse as statuti i kaluar nuk u zbatua. Anëtarët e PD-së nuk kanë nge që ta presin Lulzim Bashën nëse do e zbatojë apo jo pas 3 vitesh statutin.”