.

Patozi akuzon Bashën: Nuk ka qenë kurrë i gjithëpranuar, prishi normat që mbajnë bashkë një parti politike!

Në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ish-deputeti Patozi tha se PD-ja e vitit ’91 është më demokratike sesa sot 21 vite më vonë.

Patozi theksoi se Berisha garantonte demokraci të brendshme dhe stabilitet të garantuar.

Sipas Patozit, Basha nuk ka qenë kurrë i gjithëpranuar, si edhe e akuzoi se po prish normat që mbajnë bashkë një organizatë politike.

Patozi:PD-ja në ’91 është më demokratike se 21 vite më vonë. Kjo është për të qarë për një parti politike. Sali Berisha me gjithë që ka qenë lider autoritar, por me një autoritet pothuajse të gjithë pranuar nga PD. Garantonte një demokraci të brendshme dhe stabilitet të garantuar. Basha nuk ka qenë kurrë i gjithëpranuar. Bashën e akuzoi publikisht për prishjen e normave që mban bashkë një organizatë politike. Këtë gjë Berisha nuk ka guxuar kurrë ta bëjë