.

Pas pak në Studio e Hapur, opozita sipas Astrit Patozit. Ish nënkryetari i PD përballë Lubonjës e Sulos

Nuk ka qenë shumë e zakontë që brenda Partisë Demokratike të ketë debate të forta. E tillë është historia 28 vjeçare e kësaj partie. Ish-kryetari i kësaj partie, zoti Sali Berisha, formësoi një autoritet të padiskutueshëm për kaq vite sa ka jetë kjo parti. Për të gjithë ata që kanë tentuar të dalin kundër liderit, shpejt e kanë parë vetën jashtë gardhit të kësaj partie, edhe pse Berisha nuk e ka quajtur ndonjëherë përjashtim. Por ajo që ka ndodhur është se të larguarit janë kthyer në PD, për ta kërkuar aty karrierën e tyre duke lënë pas, mëritë me liderin. Po mbushen pesë vite qysh kur Berisha nuk është me kryetar i PD-së. Në vend të tij, Lulzim Basha po tenton të krijojë Partinë e tij demokratike, por atje pranë është gjithnjë hija e liderit historik. Bashës i duhet ende punë. Nën këtë hije, Basha ia ka dalë të largoje disa ish-drejtues të rëndësishëm të PD-së, në të gjitha kohët, ish-themelues por edhe drejtues të rëndësishëm të kësaj partie në kohë të ndryshme të historisë. Jemi pak ditë para kuvendit kombëtar të PD-së ku do të miratohen ndryshimet statutore. Me këtë rast janë rikthyer zërat kundër Bashës. Astrit Patozi është njëri prej tyre dhe do të flasë sot në orën 21.00 në Studio e Hapur. Përballë tij do të jenë analisti Fatos Lubonja dhe gazetari Arion Sulo.