.

Pas 6 vitesh bashkë, një tjetër çift i famshëm i jep fund lidhjes

Duket se kohëve të fundit, çiftet e famshme po marrin vendime mjaft të vështira duke i dhënë fund lidhjeve edhe pse jetëgjata.
Listës iu shtua edhe keçisti i famshëm John Cena i cili i dha fund historisë me partneren e tij Nikki Bella.
Lidhja mes tyre zgjati 6 vjet ndërsa çifti e ka konsideruar si një nga vendimet më të vështira, duke shtuar se kanë respekt mes tyre.

“Ky vendim ishte një ndër më të vështirët, por gjithsesi ne vazhdojmë ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Kërkojmë vetëm të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe.”- deklaroi çifti për Usëeekly.

Kujtojmë se 40-vjeçari John Cena një vit më parë i propozoi papritur martesë pas përfundimit të ndeshjes.Megjithatë ky i fundit u shpreh se dashuria nuk është aq e thjeshtë, ndaj si çdo njeri edhe ata kanë probleme mes tyre të cilat nuk kanë dashur t’i bëjnë publike.