.

“Në vend të ajrit, nuhasnim erë gjaku”, rrëfimi i dhimbshëm i 7 vjeçares siriane


Një vajzë 7 vjeçare ka rrëfyer tmerret që përjetoi gjatë sulmit kimik në Siri, duke thënë se në vend të ajrit nuhasnin erë gjaku. Pamjet e Masas, vajzës e cila shihet duke qarë së bashku me fëmijët e tjerë teksa merr mjekim nga doktorët, shokoi me rrëfimin e saj për ngjarjet e pak ditëve më parë në Douma.

Ajo foli për eksperiencën e saj negative pas sulmit me gas nga regjimi i Bashar Al-Assad. Duke folur për BBC, ajo tha: “Pasi u helmuan, filluan duke na hedhur ujë. Më pas doktorët na injektuan ilaç. Pashë mamanë time që thërriste vazhdimisht: vajza, vajza, vazja. Aty vinte era gjak”.
Të paktën 75 persona humbën jetën nga sulmi dhe mijëra të mbijetuar kanë udhëtuar drejt veriut të Sirisë nëpër kampe refugjatësh.