.

“Gënjen edhe kur e pyesin sa është ora”/ Patozi: Anëtarët e PD-së nuk kanë nge të presin Bashën dhe 3 vite të tjera!

I ftuar në studion e emsionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili, ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi u pyet rreth frazës së tij “Nuk mund ta presim Lulzim Bashën edhe 3 vite që të na gënjejë sërish edhe kur e pyesim sa është ora”.

Lidhur me këtë pyetje, Patozi shprehet se anëtarët e PD-së nuk kanë nge që të presin Lulzim Bashën edhe 3 vite të tjera nëse do e zbatojë ose jo statutin e ri.

Vasili: “Çfarë keni dashur të thoni me shprehjen, ‘nuk mund ta presim Lulzim Bashën edhe 3 vite që të na gënjejë sërish edhe kur e pyesim sa është ora’?”

Patozi:Në rast se ky statut, do ishte statuti më demokratik dhe më i miri, prap se prap do duhej të prisnim Bashën nëse do e zbatonte apo jo pas 3 vitesh pa asnjë garanci. Sepse as statuti i kaluar nuk u zbatua. Prova e Bashës do të ishte që pas 3 vitesh do ta zbatojë apo jo statutin pa asnjë garanci. Anëtarët e PD-së nuk kanë nge që ta presin edhe 3 vite të tjera, Lulzim Bashën që mund ta katranosë edhe më keq PD-në, nëse do e zbatojë apo jo pas 3 vitesh statutin”.