.

Debati Lubonja-Patozi: Berisha mori pushtet absolut dhe të gjithë ata që nuk ju bindën i përjashtoi

Gjatë emisionit, ‘Studio e Hapur’, analisti Fatos Lubonja pati një diksutim me ish-deputetin demokrat, Astrit Patozi ku i bëri me dije atij se Sali Berisha e ndërtoi veten në një mënyrë që duhet të kishte pushtet absolut dhe të gjithë ata që nuk ju bindën i përjashtoi.

Lubonja: “Nuk jam dakort me atë që thotë Patozi lidhur me autoritarizmin e Berishës. Këtë duhet ta ndajmë në dy faza. Faza e parë që është ’91-’97, pastaj vjen faza e opozitës dhe pastaj faza e pushtetit.

Faza e parë ka qenë një lloj inercie e enverizimit. Sali Berisha e ndërtoi veten në një mënyrë që duhet të kishte pushtet absolut dhe të gjitëh ata që e kundërshtuan, Berisha i përjashtoi.

Ata që u përjashtuan sipas meje kishin të drejtë”.

Patozi: “Fatos më dëgjove mua çfarë thashë. Nuk u mora me të drejtën”.

Lubonja: “Unë nuk kam parë ndonjë debat. Kam parë që Gramoz Pashkon e ka nxjerrë nga salla me fishëkllima e akuza banale”.