.

“Shkodranët e trembën Ramën”, deputeti i PD: Le të vijë e të përballet

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia i ndodhur mes protestuesve që do prisnin Ramën shprehet se kryeminstri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Sipas tij, ai është trembur nga shkodranët.
“Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e trembën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”,- thotë deputeti.

Pas tij dëgjohen edhe zërat e protestuesve që ftojnë kryeministrin të shkojë në Shkodër.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi.

Axhenda e Ramës e publikuar prej një jave parashikonte:

Ora 09:00 nisja nga Tirana

Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE

Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)

Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne

Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër

Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez