.

Rrëfimi ndryshe nga Lu, ambasadori flet për Shqipërinë: Kur lexova Fatos Lubonjën u bë e qartë se…

Ambasadori Donald Lu ka ndarë mendimet dhe përshtypjet e tij mbi Shqipërinë me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, gjatë ceremonisë së betimit të tyre.Lu ka bërë një rrëfim ndryshe ku është ndalur edhe në të shkuarën e Shqipërisë.

Pjesë nga deklarata

Po jetoni në një vend me disa nga ushqimet më të mira se kudo jashtë Amerikës ku unë kam jetuar në thuajse 30 vjet. Bukuria natyrore më kujton shtëpinë time në Kaliforninë Jugore dhe populli më miqësor dhe proamerikan në botë.

Ai ndalet në të shkuarën e Shqipërisë, në sakrificat e mëdha që kanë bërë shqiptarët e brezit të tij që kanë jetuar në diktaturën komuniste.

“Kanë plagë të thella dhe të vërteta të fshehura. Mendoja se e kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar, më pas lexova librin “Ridënimi” nga ish i burgosuri politik Fatos Lubonja dhe u bë e qartë se as kisha filluar ta kuptoja betejën, tradhtinë dhe guximin e njerëzve që jetuan gjatë asaj periudhe”.

Mbi Shqipërinë…

Ambasadori Donald Lu ndan mendimet dhe përshtypjet e tij mbi Shqipërinë me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, gjatë ceremonisë së betimit të tyre.Ambassador Donald Lu shares his thoughts and impressions about Albania with Peace Corps Volunteers, during their swearing-in ceremony. – with Peace Corps Albania.

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Vendredi 13 avril 2018